Trafik i rënduar drejt veriut, radhë të gjata makinash nga Miloti deri në Lezhë! Shkak bllokimi i urës së vjetër dhe fluksi drejt bregdetit

1 Gusht, 12:35 | Përditesimi: 1 Gusht, 12:35

Dita e parë e muajit gusht ka nisur me trafik të rënduar në aksin rrugor që të çon drejt qytetit të Lezhës. Vargjet e automjeteve nisin që nga mbikalimi i Patokut dhe shtrihen deri në hyrje të qytetit, duke krijuar radhë të gjata dhe lëvizje të ngadaltë për drejtuesit e mjeteve.

r.k./Shqiptarja.com