Trafik pistoletash drejt Anglisë, lihet në burg Jetmir Kaloshi! Mohon akuzat: Materialet do i dorëzoja në Itali, s’kam vizë për në Britani

12 Prill 2023, 12:22 | Përditesimi i fundit: 2023-04-12 15:24:10

Jetmir Kaloshi, shoferi i furgonit që u arrestua pasi iu gjetën 8 pistoleta të fshehura poshtë një tavoline është duke u hetuar nga SPAK. Në vijim të hetimeve, autoritetet po verifikojnë personin që ka dorëzuar tavolinën ku ishin të fshehura armët.