Trafiku i rënduar në aksin Shkodër – Tiranë, Rama: Do ta vuajmë edhe pak mungesën e 'Korridorit Blu'! Shqipëria turistike bregdetare do jetë krenaria jonë

9 Gusht 2023, 12:26 | Përditesimi i fundit: 2023-08-09 12:27:24

Kryeministri Edi Rama u ka kërkuar pushuesve e qytetarëve të bëjnë pak durim, pasi shumë shpejt në disa prej segmenteve dhe akseve kryesore të vendit do të nisë puna. Duke patur parasysh trafikun e rënduar në vendin tonë, Rama thotë se rritja e turizmit e ka rënduar edhe më tej situatën, por kjo do gjejë zgjidhje me fillimin e punimeve në disa segmente rrugore. 

Më konkretisht, Ram thotë se po vijojnë punimet në segmentin Thumanë-Kashar ku deri më tani janë realizuar 40% e punimeve. Sa u takon akseve Milot-Thumanë, Kashar-Lekaj, Lekaj-Fier janë duke u lidhur kontratat për të nisur puna. Ndërsa segmenti Milot-Balldren çel punimet në vjeshtë.

    No videos found.