Trafikuan 61 tonë kokainë nga Amerika e Jugut në Europë, SPAK çon për gjykim organizatën kriminale të Franc Çopjas dhe Ervis Çelës! 16 të pandehur, 9.2 mln € pasuri të sekuestruara

7 Nëntor, 14:27 | Përditesimi: 7 Nëntor, 14:27

Ervis Çela siguronte kokainën në Bolivi dhe e dërgonte me avionë të vegjël në Paraguaj, ndërsa Franc Çopja koordinonte nxjerrjen nga portet europiane dhe shitjen. Në vitet 2019–2021 u trafikuan të paktën 60,7 tonë kokainë, ndërsa në pesë episode u sekuestruan 18,65 tonë. Nën sekuestro u vunë edhe resorti “Ajman Park” dhe agroturizmi “Solis Farm”.

A.E/Shqiptarja.com