Trageti më pasagjerë nga Brindizi ankorohet pas 6 orësh në Portin e Vlorës, pasagjerët: U lodhëm dhe u frikësuam, kishe shumë dallgë

30 Nëntor 2021, 14:30

Deti i trazuar dhe dallgët e forta bënë që trageti i linjës Brindizi-Vlorë t'i këputej një nga litarët duke mos mundur dot që të ankorohej në port dhe të dilte sërish në det. Vetëm pas 6 orësh në det të trazuar, trageti ka mundur të ankorohej, ndërsa pasagjerët në të shprehen të frikësuar nga ngjarja dhe të lodhur nga orët e gjata të pritjes për të zbritur në terminalin e Portit e Vlorës.

"Skandaloze, kut kapiteni i trageti pa detin e trazuar nuk kishte pse nisej nga Brindizi fare, pse të rrinin në det të hapur mbi 10 orë", tha një qytetar.