Trageti nga Brindisi mbërrin pa probleme në Portin e Vlorës, pas orës 16:00 pritet përkeqësim i motit

20 Janar 2023, 12:26

Kushtet hidrometeorologjike të parashikuara dhe kushtet aktuale të detit dhe erës janë përmirësuar në Portin e Vlorës. Anija pasagjere e linjës Vlorë-Brindisi-Vlorë mbërriti normalisht.

Por pas orës 16:00 kushtet hidrometeorologjike pritet të përkeqësohen përsëri ne drejtimin jug-perëndim me dallgëzim deri në 7 ballë dhe me shpejtësi ere deri 15-20m/s brenda gjirit të Vlorës