Tragjedi në plazhin e Vilë-Bashtovës në Kavajë, mbytet babai dhe djemtë 13 e 15 vjeç! I ati me djalin e madh shkuan të shpëtonin të voglin! Mungojnë rojet bregdetare

9 Korrik 2023, 19:20 | Përditesimi i fundit: 2023-07-09 21:51:45

KAVAJË- Babai dhe dy djemtë e tij të mitur kanë humbur tragjikisht jetën në plazhin e Vilë Bashtovës. Tragjedia e familjes Halilaj nga Tirana, u shënua mesditën e kësaj të diele ku Elvis Halilaj 50 vjeç dhe dy djemtë 13 dhe 15 vjeç nuk kanë arritur të dalin më nga deti si pasojë e rrymave të forta detare.