Tragjedia me 3 viktima në Klos, prokuroria çon për ekspertim telefonët e 2 adoleshentëve! Dyshohet se kanë fshirë mesazhet e shantazhit ndaj vajzës

14 Tetor 2022, 13:35 | Përditesimi: 14 Tetor 2022, 15:53

Dy 17-vjeçarët, Kenado Shira dhe Renato Hasula, dyshohet se kanë fshirë nga telefonët e tyre mesazhet që provojnë shantazhin ndaj bashkëmoshatares së tyre, që çoi në ngjarjen tragjike të së mërkurës ku humbën jetën 3 persona dhe mbeten 2 të plagosur në Klos.

r.k./Shqiptarja.com