Tragjedia në liqenin e Banjës, i afërmi: Dolën për t’u larë, i morëm në telefon pas 2 orësh por nuk na përgjigjeshin

21 Korrik 2023, 23:49

Një nga të afërmit e 4 viktimave që mbetën të mbytur në liqenin e Banjës në Gramsh, u shpreh se ata kishin shkuar për tu larë që prej orës 15. Sipas tij ata i morën rreth orës 17 në telefon, por nuk po u përgjigjeshin.

‘Ishin duke u larë. Shkuan për tu larë. U nisën nga shtëpia. U nisën në orën 3 dhe në orën 5 i morëm në telefon por nuk po na përgjigjeshin.’- tha i afërmi me lot në sy.