Tragjike në Gjirin e Lalëzit/ 8 vjeçarja sllovake humb jetën pasi e përplas makina e 18 vjeçarit

7 Korrik, 22:27

Durrës - Një aksident i ka marrë jetën një fëmije, vajzë nga Sllovakia kishte ardhur për të kaluar disa ditë pushime në Durrës dhe ishin vendosur në Gjrin e Lalëzit. Një automjet Audi që drejtohej nga një 18 vjeçar Genci Gjura nga Tirana udhëtonte në rrugën që lidh Lalëzin, Maminasin me zonën bregdetar, ka përplasur fëmijën 8 vjeç që po përpiqej të kalonte nga një krah te tjetri në kryqëzimin e resortit turistik Lura, raporton gazetari i Report Tv, Artur Korriku.