Tragjike në Shëngjin, vdes një tjetër punëtor ndërtimi! 50-vjeçarit i bie dërrasa në kokë! Zhduket personi që e transportoi në urgjencë

11 Maj, 14:38 | Përditesimi i fundit: 2024-05-11 16:39:54

Një tjetër aksident në punë ka ndodhur në Lezhë në zonën e Kunës, ku ka humbur jetën një punëtor ndërtimi. Vetëm dy ditë pas vdekjes së të riut Emiliano Frroku, edhe një punëtor tjetër ndërtimi ka ndërruar jetë teksa po punonte në një pallat në ndërtim.