‘Trajtimi çnjerëzor i Metës në paraburgim’, Lamallari i përgjigjet Blushit: Raporti i Avokatit të Popullit është i qartë, ish-presidenti trajtohet njësoj me të tjerët

3 Shkurt, 12:00 | Përditesimi: 3 Shkurt, 12:00

Ministri i Drejtësisë Besfort Lamallari i është përgjigjur pyetjeve të drejtuara nga deputeti Tedi Blushi lidhur me trajtimin e ish-presidentit Ilir Meta në paraburgim me bazë raportin e hartuar nga Avokati i Popullit. Lamallari theksoi se raporti në asnjë rresht nuk përdor terminologjinë “trajtim denigrues dhe çnjerëzor”. Ministri tha se Ilir Meta në qendrën e paraburgimit “Jordan Misja” trajtohet në mënyrë të barabartë më çdo të paraburgosur tjetër.

A.A/Shqiptarja.com