Transaksione të dyshimta shumë milionëshe në Vatikan, pesë drejtues të pezulluar, Vatileaks-i i tretë...?

4 Tetor 2019, 13:48

Në Vatikan, telefonat celularë kumbojnë në boshllëk ose janë shkëputur. Gojët janë të qepura, madje edhe ato të prelatëve që zakonisht janë më të prirur për të folur në media. Askush nuk dëshiron të komentojë një skandal tjetër financiar që ka goditur Selinë e Shenjtë, pezullimin e pesë drejtuesve, dy në pozita të larta, pas një hetimi për transaksione financiare të paligjshme.

Transaksionet e dyshuara u bënë të mundura të verifikoheshin njëzet e katër orë pas sekuestrimit nga ana e policies të disa kompjuterave, dokumenta dhe pajisjesh të tjera elektronike në seksionin e parë të Sekretariatit të Shtetit të Vatikanit, që korrespondon me një lloj Ministrie të Brendshme dhe AIF-së, 'Autoriteti i Informacionit Financiar,’  autoriteti i themeluar në vitin 2010 nga Papa Benedikti XVI për luftën kundër pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit.