Transferimi i Veliajt në Fier, ministri Gogu i përgjigjet Xhafajt dhe Çuçit: Kam urdhëruar inspektim për rastin, përgjegjëse është Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve

30 Tetor, 15:39 | Përditesimi: 30 Tetor, 15:39

Një ditë pasi deputetët socialist Fatmir Xhafaj dhe Bledi Çuçi, kryetarë të dy Komisioneve parlamentare, i kërkuan informacion për transferimin e papritur të Erion Veliajt në burgun e Fierit, ministri i Drejtësisë është përgjigjur zyrtarisht. Burime të Report Tv, shpjeguan se në shkresën e tij, Gogu është shprehur se ka urdhëruar inspektim për rastin, dhe se është në pritje të gjetjeve që do të rezultojnë në përfundim të tij.

A.E/Shqiptarja.com