Transferimi në shkollë tjetër për herë të parë në e-albania! Aplikimi deri javën e parë të shtatorit! Kërkesa refuzohet kur ndryshojnë lëndët

30 Gusht 2022, 21:19

Prindërit do të kenë mundësi që fëmijët e tyre t’i transferojnë nga njëra shkollë në tjetrën, deri në javën e parë të muajit shtator. Për herë të parë, këtë vit kjo procedurë do të bëhet nëpërmjet sistemit onine në e-albania.