Transformimi i Lungomares së Durrësit, pritet të përfundojë në maj të vitit të ardhshëm! Sako zbulon për Report Tv detaje të projektit

26 Tetor 2022, 17:06

Me tre milionë dollar, financim i qeverisë ka nisur puna për ndërtimin e  Lungomares së Durrësit, përgjatë plazhit të vjetër, me gjatësi 3 km. Punimet pritet të përfundojnë në maj të vitit të ardhshëm, tha për Report TV, kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako.