‘Transformohen’ objektivat fillestare të buxhetit, shpenzimet në fund të vitit shkojnë deri 5 mld euro! Bie synimi i financave për konsolidim fiskal që këtë vit

22 Korrik 2021, 16:25

Rishikimi i buxhetit të shtetit 4 herë këtë vit ka bërë që të transformohen edhe objektivat e Ministrisë së Financave, për të ulur borxhin publik. Edhe pse janë rritur pritshmëritë për të ardhurat nga buxheti fillestar, është thelluar deficiti buxhetor, kanë arritur në rekord shpenzimet si dhe vendi do të marrë borxhe të reja brenda këtij viti.