Transporti publik rrezikon të mbetet pa drejtues, 600 vakanca! Shoferi për Report Tv: Punoj edhe 16 orë në ditë

7 Korrik 2023, 20:07

Në transportin publik mungojnë 600 drejtues urbanësh, ndaj ata që kanë mbetur detyrohen të punojnë herë pas here nga 16 orë në ditë pa ndërprerje. Në këto kushte, për të shmangur një krizë në këtë sektor, shoqata përkatëse kërkon pagë neto 90 mijë lekë për shoferët.