Trazirat para ndeshjes AEK- Dinamo Zagreb, Ministri i Greqisë anulon takimin me Ballën në Kakavijë

8 Gusht 2023, 11:42

Ministri grek Giannis Oikonomou ka anuluar takimin që ishte parashikuar të mbahej me homologun shqiptar Taulant balla në Kakavijë. Shkak për anulimin e takimit janë bërë trazirat mbrëmjen e djeshme në Greqi, para ndeshjes AEK- Dinamo Zagreb, ku ka pasur një përplasje të dhunshme mes tifozëve dhe një 22-vjeçar ka humbur jetën.