Bashkëpunuan me Tire Alldërvishin, 3 infermieret dhe pastruesja e COVID kërkojnë lirinë

19 Shkurt 2021, 12:50 | Përditesimi i fundit: 2021-02-19 12:50:50

Tre infermieret dhe një sanitare e spitalit “Shefqet Ndroqi” në Tiranë, të dënuara nga Gjykata, kërkojnë lirinë. Infermieret Sheqerije Koçi, Mira Bushi dhe Sidorela Çela, si dhe sanitarja Rukije Hoxha kanë ankimuar vendimin e shkallës së parë në Gjykatën e Apelit.