Tre musketierët me 15 këngë live në Amfiteatrin e Tiranës, Elton Deda: Nuk do të mungojnë surprizat!

3 Tetor 2018, 16:29

Stacioni i radhës së tre muskutierëve shqiptarë është Amfiteatri i Liqenit. Aleksandër Gjoka, Redon Makashi dhe Elton Deda në datë 4 tetor do të performojnë live dhe vetëm rock 15 këngë.

Artistët do të këndojnë hitet, që kanë lënë gjurmë gjatë rrugëtimit të tyre, duke sjell për të gjithë artdashësit për rreth dy orë, pjekurinë muzikore, profesionalitetin dhe shijet muzikore.

Përpara se Elton Deda t’i bashkohej konferencës për mediet qëndroi i ulur pranë shtatores së kantautorit të ndjerë, Françesk Radi.

Me Franon, jo vetëm unë, por edhe Redi e kemi pasur mik të ngushtë, sepse kemi kaluar shumë turnera së bashku. Prandaj, ndalova atje, sepse ne zakonisht e përkëdhelim në shpatull, se mënyra sesi iku ishte shumë e shpjet edhe jo e padrejtë, do të donim që ta kishim jo në shtatore, por të gjallë.

Elton Deda, kantautor

 

Por cila është kënga tre muskutierët i bashkon më tepër ?

Të them të drejtën mënyra sesi erdhën në koncert është e njëjtë, uniformë le të themi. Por ndoshta “Të pranoj si je”, që ka qenë edhe bashkëpunimi ynë i parë si treshe, të cilin e kemi sjellë në një version më “Rock n' Roll”. “Remeber Rock n' Roll”që është prapë një hit yni i ri. Por edhe krijimtaria teke, Sandrit dhe Redit janë shumë të bukura.

Elton Deda, kantautor

 

Çfarë pret Elton Deda nesër?

Pritshmërit tona janë takuar gjithmonë me ato të publikut, nesër pres që publiku të vazhdojë që të na mbështes ashtu siç na ka mbështetur. Përgjithësisht publiku është shumë i ngrohtë, shumë i zjarrtë, janë shumë të përfshirë në atë që bëjmë ne. Nga ana tjetër ne unë pres surpriza, sepse është një koncert që do të zbukurohet, që nga tingulli, dritat, dhe surprizat e bëjnë koncertin përherë shumë të këndshëm. Atë pres unë, nesër pres që të bëjmë qejf.

Elton Deda, kantautor

Koncerti i tre legjendave të rrokut shqiptarë është nesër, në orën 19.30 tek Amfiteatri i Liqenit.