Tregtarët shkelin ligjin për qeset njëpërdorimshe! Shitësit s’i ‘tremb’ gjoba, 500 mijë-1.5 mln lekë deri në heqje license

1 Qershor 2023, 18:09

Një vit nga ligji për ndalimin, një vëzhgim i Report Tv shfaq qartë se qeset një përdorimëshe janë ende në treg, veçanërisht në tregjet e fruta-perimeve. Shitësit nuk i tremben gjobës nga 500 mijë lekë që shkon në 1.5 milionë lekë në rast se biznesi përsërit shkeljen.