Tregu mbushet me produkte të ngrira, gjelat e detit u mbetën në ‘derë’ fermerëve të Fierit: Do t’i hamë vetë, nuk i shesim nën kosto!

31 Dhjetor 2024, 16:06

Në ditën e fundit të vitit, tregjet janë të tejmbushur me gjela deti, ndërsa fermerët ankohen se nuk kanë mundur të shesin shpendët. Sipas tyre, qytetarët zgjedhin të konsumojnë produkte të pularive, kryesisht të ngrira që shiten në markete, pasi çmimi është më i lirë.