Tregu pa punëtorë, 90 milionë euro për arsimin dhe Aftësimin Profesional në vitet 2024-2026

23 Janar, 15:07

Fuqizimi i arsimit profesional dhe rritja e numrit të punonjësve të kualifikuar, janë objektivat kryesore të qeverisë për 3 vitet e ardhme, dhe për këtë strategji ka planifikuar të shpenzojë 90 milionë euro. Stafi i kualifikuar sipas Dokumentit të Reformave Ekonomike, nuk mbulon vetëm boshllëqet që tregu ka për punëtor por ndikon edhe në rritjen e investimeve të huaja në vend.