'Triangolo' transformohet në rrethrrotullim, Veliaj: Çlirojmë qarkullimin; te Garda do të vijë Teatri i ri i Kukullave dhe Biblioteka e re Kombëtare

25 Shtator 2022, 11:14

Ngushtica pranë liqenit, e njohur si ‘Triangolo’, po shndërrohet në një rrethrrotullim me korsi të plota, ndriçim dhe sinjalistikën e duhur, për t’i dhënë fund trafikut në këtë zonë të Tiranës. Gjatë një inspektimi në orët e vona të natës, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se kështu i jepet zgjidhje një tjetër nyjeje problematike, që çliron qarkullimin në zonën e liqenit.