Që prej nisjes së ceremonisë, bashkëshortja Xhoana Nano ka qëndruar me kokën ulur dhe me lot në sy.
Xhoana nuk ka mundur të fshehë dhimbjen për humbjen e bashkëshortit të saj. Në krah të saj qëndron djali i Nanos, Sokoli.
Xhoana Nano është bashkëshortja e dytë e Fatos Nanos. Ata u martuan së bashku në vitin 2002, një vit pasi ai i dha fund martesës së parë me Rexhinën, me të cilën ka dhe dy fëmijë.


















