Tritan Kalo:Covid-19, mortaliteti s’do kalojë 0.7 %

17 Prill 2020, 08:33

Emisioni Repolitix trajtoi sërish sonte situatën epidemiologjike në vend ndërsa 24 persona të tjerë u prekën sot nga Covid 19. Në pjesën e parë Prof. Tritan Kalo deklaroi se epidemia është nën kontroll ndërsa theksoi se në fund mortaliteti do të jetë I ulët 0.7 % . Në pjesën e dytë u trajtua tema e ndryshimeve në Kodin Penal ku në lidhje me skype ishte deputeti Ralf Gjoni që votoi kundër dhe avokati penalist Saimir Vishaj. Në pjesën e tretë u trajtua situata e pandemisë në SHBA vendi me numrin më të madh të të prekurve në botë dhe në Suedi vendi që nuk ka zbatuar asnjë masë izolimi. Në lidhje Skype mjekja shqiptare nga Chikaco Ailda Nika dhe gazetari Ervin Dushi nga Stokholmi. Në fund të emisionit At Grigor Pelushi përcolli një mesazh për të gjithë besimtarët ortodoksë me rastin e festës së Pashkës.