Tritol në biznesin e italianit në Tiranë, hetuesit dyshojnë për konflikte të mëparshme! Bingaido shoqërohej me persona problematikë

26 Maj 2023, 12:07 | Përditesimi: 26 Maj 2023, 16:18

Pista kryesore e hetimeve për sasinë e tritolit në fasonerinë në pronësi të italianit Roberto Bingaido, e cila dëmtoi derën hyrëse, është ajo e konflikteve që vetë ai ka pasur më herët me persona të tjerë. Në verifikim janë edhe disa punëtorë që jam larguar më parë nga puna në fasoneri.

r.k./Shqiptarja.com