Tritoli në banesën e gjyqtarit të Shkodrës, 30 mijë euro shpërblim kush jep informacion për autorin

30 Prill, 13:19

SHKODËR - Asnjë gjurmë nuk është gjetur nga autori i vendosjes së tritolit në shtëpinë e gjyqtarit të Shkodrës, Tonin Sterkaj. Grupi hetimor po vijon me hetimet lidhur me ngjarjen, ndërsa policia ofron 30 mijë euro shpërblim për të gjithë personat që japim informacione të vlefshme për zbardhjen e dinamikës së ngjarjes apo kapjen e autorit. Pistë hetimi është intimidimi i gjyqtarit Tonin Sterkaj për shkak të detyrës.