Vritet nga shoku i tij me një plumb në gjoks 27-vjeçari në Tiranë! Ishin duke pirë në lokal

11 Maj 2021, 09:21 | Përditesimi: 11 Maj 2021, 09:52

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Tiranë në zonën e 5 Majit pa para mesnate, ku viktimë ka mbetur 27-vjeçari Mehmet Qema, nga Hasi.

Autori i vrasjes është identifikuara si Marjus Dema, i cili është miku i viktimës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:15, ku Mehmet Qema dhe Marjus Dema së bashku me disa miq të tjerë kanë qenë së bashku për disa orë në ambientet e një lokali në zonën e '5 majit'.

Nuk dihet se si ka ndodhur vrasja, por policia po heton atë të një konfliktit të çastit që degradoi deri në përdorimin e armës së zjarrit. 27-vjeçari ka marrë vetëm një plumb në zonën e gjoksi që ka rezultuar fatal për të. Ai u dërgua me urgjencë në spital por nuk ka mundur t'i mbijetojë plagëve, pasi plumbi i kishte prekur organet jetësore duke humbur jetën.

Në lidhje me ngjarjen policia ka shoqëruar disa dëshmitarë, ku shumica janë miqtë të tyre, të cilët ishin të pranishëm gjatë vrasjes. Pritet që dëshmitë e tyre, por edhe kamerat e sigurisë të bizneseve përreth të sekuestruara nga policia të sjellin zbardhjen e plotë të ngjarjes.Report Tv ka siguruar foton e të riut Mehmet Qema Mehmet Qema, i cili mbeti i vrarë pas një konflikti me mikun e tij në rrugën ‘5 Maj’ në Tiranë. 27-vjeçari nuk njihet si person me precedent penal  dhe as të shkuar kriminale.

Policia ka shpallur në kërkim autorin Marjus Dema, 28 vjeç, për veprat penale “Vrasje me dashje” dhe “Armëmbajtja pa leje”. Në kërkim për “Moskallëzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” janë shpallur edhe  Erlind Peka, 27 vjeç, Bralid Aga, 28 vjeç, Blerim Hoti, 23 vjeç, Frenkli Myftari, 29 vjeç dhe Xhuljano Koçi, 19 vjeç, grupi shoqëror që ishte i pranishëm gjatë vrasjes.

b.ha./Shqiptarja.com