Trump shfaqet me veshin e fashuar në Kongresin e Republikanëve, turma e pret me brohori! Biden e sfidon me një debat të ri

16 Korrik, 08:11 | Përditesimi i fundit: 2024-07-16 14:47:43

Me një fashë të lidhur në njërin vesh, Donald Trump bëri një kthim triumfues në sy të publikut në Konventën Kombëtare Republikane, duke u pritur me entuziazëm nga mijëra mbështetës dy ditë pas atentatit. Presidenti i SHBA Joe Biden e sfidoi për një debat të ri në shtator: "Unë jam i moshuar, por i qartë".