Trupi i pajetë i vëllait të saj erdhi pa zemër në atdhe, e motra e Saimir Sulës para ministrisë së Drejtësisë: Bëhet fjalë për trafik organesh

23 Maj 2023, 17:25 | Përditesimi i fundit: 2023-05-23 17:26:05

Majlinda Sula, motra e të ndjerit Saimir Sula, trupi i të cilit erdhi në atdhe pa organin e zemrës, ka organizuar sërish protestë para ministrisë së Drejtësisë ku i ka kërkuar ministrit Ulsi Manja të kontaktojë me homologët spanjollë për zbardhjen e ngjarjes.