Tsunami vullkanik në Indonezi, shkon në 281 numri i viktimave, 1016 persona të plagosur

24 Dhjetor 2018, 15:15

Ka arritur në 281 numri i viktimave pas tsunamit vullkanik, që shkatërroi disa hotele dhe qindra banesa në Indonezi.

Një zëdhënës i agjencisë së tragjedive natyrore deklaroi se 1,016 persona kanë mbetur të plagosur pasi tsunami goditi zonën e Sunda Strait gjatë mbrëmjes të së shtunës. Deri më tani 57 persona konsiderohen të humbur por ky numër pritet të rritet.

Mësohet se vullkani Ana Krakatau shpërtheu edhe të dielën duke hedhur tym dhe hi.

Mes personave të shpëtuar është një djalë 5 vjeç i cili u gjet nën rrënojat e një shtëpie në veri të zonës Labuhan.

Një grup muzikor i muzikës pop humbi jetën pasi u godit nga tsunami, tek sa ata performonin, në skenë në breg të detit.