'T’u mësu not për së vdekmi!', banorët e Lezhës të shqetësuar për varrezën në moçal! Kryebashkiaku: E ndërtoi paraardhësi. Së shpejti hapim parcelë të re

25 Maj, 15:10

Në Lezhë varrezat përmbyten pasi janë ndërtuar në tokë kënetore. Banorët me shqetësim thanë se kanë gjetur eshtra në sipërfaqe. Kryebashkiaku i Lezhes, Pjerin Ndreu i pyetur nga Report tv tha se faji është i paraardhësit të tij, Fran Frroku. Sipas tij është gjetur një parcelë dhe së shpejti do ndërtohet varreza e re, por nuk dha afate kohore.