Tubim dhe marshim për Palestinën në Tiranë, qytetarë dhe aktivistë mblidhen në sheshin ‘Skënderbej’

5 Nëntor 2023, 14:16 | Përditesimi i fundit: 2023-11-05 14:17:44

Këtë të diel (5 nëntor) në Tiranë është mbajtur një protestë pro-palestinës nga aktivistë dhe mbështetës të popullit palestinez, të cilët u mblodhën në sheshin “Skënderbej”. Me pankarta në duar dhe me thirrjet për t’i dhënë fund luftës së përgjkshme protestuesit përshkuan rrugët e kryeqytetit deri në sheshin “Nënë Tereza”.