Tufat e qenve endacakë shqetësojnë Vlorën: Sulmohet një i moshuar në rrugë

1 Dhjetor, 12:08 | Përditesimi: 1 Dhjetor, 12:08

 

Qentë endacakë po kthehen në një shqetësim të madh për banorët e Vlorës, veçanërisht kur lëvizin në tufe. Mëngjesin e sotëm, një i moshuar është sulmuar nga disa prej tyre, siç shihet edhe nga pamjet e siguruara. Fatmirësisht, ai nuk ka pësuar lëndime serioze. Ndërhyrja e menjëhershme e një personi tjetër ka bërë të mundur largimin e qenve dhe ndihmën për të moshuarin.

r.k./Shqiptarja.com