Tulipanët e Kukësit merren në mbrojtje nga Federata Botërore e Florës dhe Faunës

1 Qershor 2021, 10:16 | Përditesimi: 1 Qershor 2021, 10:16

Tulipani i Kukësit me emrin shkencor "Tulipa Albanica" e që rritet në Surroj është marrë në mbrojtje nga Federata Botërore e Florës dhe Faunës. Lulja e mrekullueshme u zbulua nga biologu kuksian Besnik Hallaçi, i cili u nda nga jeta vetëm katër muaj më parë si pasojë e Covid-19. Ndërsa tashmë është biologu Arben Palushi që ndjek ecurinë e habitatit të rrallë. 

r.k./Shqiptarja.com