‘Tullumbacja’ s’është drogë, por futet te lëndët psikotrope! Juristët: Legjislacioni ynë e dënon! Si ndikon në organizëm

17 Shtator 2023, 19:55

Juristët thonë se lënda që shpërndahet nëpërmjet tullumbaceve në clube te ndryshme te kryeqytetit e cila ka efekte dhe ndikon ne sistemin e tyre nervor, është e dënueshme ne kodin penal pasi futet te lëndët psikotrope. Një vëzhgim i Report TV, tregoi se doganat nuk duhet të lejojnë futjen e lëndëve të tilla në Shqipëri ndërkohë që ato klasifikohen mes lëndëve narkotike me azot.