Tuneli i Llogarasë, Rama: Punimet vijojnë me ritme të larta! Vepër që shkurton kohën dhe rrit sigurinë rrugore drejt bregdetit të jugut

24 Shtator 2022, 08:28

Punimet në tunelin e Llogarasë vijojnë me ritme të larta. Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet duke thënë se kjo vepër shkurton kohën, ul kostot dhe rrit sigurinë rrugore drejt bregdetit të jugut.