Tuneli i Llogarasë, nga gara e anuluar te fituesi 170 mln €! Si fituan turqit në tenderin e dytë

31 Tetor, 22:34 | Përditesimi: 1 Nëntor, 16:28

Ndërtimi i Tunelit të Llogarasë, ka qenë prej kohësh qendër e akuzave të shumta nga opozita e cila dhe e ka denoncuar këtë rast në Prokurorinë e Posaçme. Eshtë ajo që ka hedhur dyshimet për një abuzim dhjetra milionë eurosh, pasi gara e parë u anullua, dhe një garë e dytë nxorri fitues një bashkim operatorësh turq, me një ofertë 30 milionë eurosh më të shtrenjtë se oferta e një kompanie shqiptare në tenderin e mëparshëm. Gjatë punimeve kostot u rritën dhe vlera përfundimtare e tunelit llogaritet në 201 milion euro

    r.k./Shqiptarja.com