Pamjet e eksodit të madh të shqiptarëve në fillim të viteve ’90 në drejtim të Italisë, një prej ngjarjeve historike më të rëndësishme në Shqipëri, u transmetuan në takimin e kryeministrit Edi Rama në Itali.
Fill pas këngës së Ardit Gjebreas së titulluar ‘Jon’, këngë e cila flet për këto momente të vështira, u transmetuan pamjet në ekran, pamje të cilat emocionuan dhe përlotën të pranishmit në sallë.
Pas videove të trishta, në ekran u shfaqën emra të njohur të artit dhe botës së spektaklit të cilët kanë pasur një karrierë të suksesshme në vendin fqinj.