Turi me diasporën/ Rama sot në Itali, takim me shqiptarët në pallatin e sportit afër Milanos

26 Maj 2024, 08:07 | Përditesimi: 26 Maj 2024, 12:11

Pas takimit me shqiptarët e Athinës, kryeministri Edi Rama ndal sot turin e diasporës në Itali. Takimi i cili zhvillohet në pallatin e sportit në Busto Arsizio, lokalitet afër qytetit të Milanos, do të nisë në orën 11:00 dhe do të mbledhë emigrantët shqiptarë nga të gjithë qytetet e Italisë në të parin takim të Ramës me bashkëatdhetarët në shtetin fqinj.

r.k./Shqiptarja.com