Turistët bllokohen te shpella e Pëllumbasit në Tiranë. Pa bukë dhe ujë!

7 Shtator 2023, 11:07 | Përditesimi i fundit: 2023-09-07 11:09:13

Dy turistë francezë janë shpëtuar pasditen e djeshme pasi ishin bllokuar në vendin e quajtur “Gryka e Skoranës”, afër shpellës së Pëllumbasit në Tiranë.

Pas disa orësh kërkime, para mesnatës, shërbimet e Policisë kanë gjetur 2 turistët francezë në vendin ku kishin mbetur të bllokuar për shkak se kishin humbur orientimin dhe nuk kishin më as ujë, as ushqim.