Turistët e huaj ‘pushtojnë’ Gjirokastrën, 4 mijë në 3 muaj e parë të vitit! Operatorët turistikë: S’ka punëtorë, do marrim nga Lindja e Mesme

19 Prill, 16:06

Mbi 4 mijë turistë vizituan Gjirokastrën përgjatë 3 muajve të parë të vitit, ndërsa kjo shifër pritet që të rritet gjatë sezonit veror. Përballë numrit të lartë të vizitorëve, operatorët i tremben mungesës së punëtorëve, pasi të rinjtë vendas nuk i kënaqen pagesave e në këtë situatë ata preferojnë të emigrojnë.