Turistët e huaj të mrekulluar me Vlorën: Plazhet janë parajsë, rekomandojmë edhe Ksamilin! Mikpritja e shqiptarëve e shkëlqyer

2 Gusht 2023, 08:31 | Përditesimi i fundit: 2023-08-02 14:33:34

Turistë nga e gjithë bota po vizitojnë gjithnjë e më shumë Shqipërinë, të cilët mahniten nga plazhet e kristalta të Vlorës dhe Ksamilit. Turistët e huaj që po kalojnë pushime në Vlorë thonë është një qytet shumë i bukur me plazhe ‘sekrete’ të cilat i kanë zbuluar përmes udhëtimeve me anije turistike.