Turizmi 2021, operatori Besnik Vathi: Turizmi do jetë 30% më mirë se në 2020! Duhet ndihmuar sektori për të rimarrë punonjësit

9 Maj 2021, 15:13

Edhe pse situata epidemiologjike në vend është përmirësuar dhe vaksinimi vijon me ritme të shpejta, suksesi i këtij sezoni turistik mbetet i kushtëzuar. Sipas operatorit turistik Besnik Vathi thotë për Report TV se situata është e paqartë.

“Nuk varen gjërat nga sa mirë i bëjmë gjërat ne, por nga edhe nga hapja që do të realizohet nga vendet e tjera, vaksinimi në vendet e tjera, nga ecuria dhe kthimi mbrapa tek infeksionet. Varet më shumë nga situata e rajonit apo e atyre vendeve që kanë marrëdhënie me Shqipërinë. Unë mendoj se situata është ende e paqartë edhe vera e këtij viti do të jetë e vështirë, duke i shtuar edhe specifikën që ka turizmi që nuk fillon menjëherë me hapjen. Nëse hapja njoftohet 2-3 muaj më para ndoshta po por nëse njoftohet sot për nesër, turizmi nuk fillon menjëherë. Në këto kushte vera është e rrezikuar por mund të garantohet një vjeshtë më e mirë”, shprehet Vathi.