Turizmi historik, dyfishohet numri i vizitorëve në kala e muze në Vlorë! Feimi: Këtë vit 50% më shumë turistë se vitin e kaluar

19 Shtator 2023, 13:08

Rreth 21 mijë turistë kanë vizatuar muzetë dhe kalatë në qarkun e Vlorës gjatë sezonit veror. Shifrat u bënë të ditura nga Drejtori i Trashëgimisë Kulturore në Vlorë, i cili theksoi se këtë vit numri i turistëve është dyfishuar krahasuar me vitin e kaluar. Më e preferuara ndër monumentet, mbetet Kalaja e Porto Palermos.