Turizmi kalon krizën e COVID-19, në 6 muajt e parë të këtij viti rreth 420 mijë hyrje në vend më shumë se në 2019-n, viti i fundit para pandemisë

25 Korrik 2022, 17:08

Në 6 muajt e para të këtij në Shqipëri kanë hyrë 2.553.747 shtetas të huaj, një rritje shumë e madhe krahasuar me një vit më parë kur ishin 1.687.919 hyrje në vend, ndërkohë që është tejkaluar ndjeshëm edhe viti 2019, i fundit normal para nisjes së pandemisë së COVID-19.