Sezoni turistik 2024 ka qenë veçanërisht i suksesshëm për muzetë e qytetit të Vlorës, duke shënuar një rritje të ndjeshme të numrit të vizitorëve. Sipas drejtorit të muzeve në bashkinë Vlorë, Skënder Spahiu ka një rritje prej 48% krahasuar me periudhat e njëjta të viteve të mëparshme.
“Krahasuar me vitin e shkuar apo dhe me dy vite më parë jemi 48 për qind më shumë. Jemi optimist për rritjen e numrit të turistëve dhe në muajt në vazhdim”, tha Skënder Spahiu drejtor i muzeve, pranë Bashkisë së Vlorës.