Turizmi malor, KLSH: S'ka investimet e as promovim! Mungesë stafi e strategjie, masat e marra nuk kanë qenë efektive

24 Tetor 2021, 20:52

Shqipëria nuk ka investuar mjaftueshëm në zhvillimin e turizmit malor, edhe pse burimet janë të mëdha. Kontrolli i Lartë i Shtetit thotë masat e marra nga Ministria e Turizmit dhe Agjencia Kombëtare e Turizmit si dhe Federata Shqiptare e Alpinizmit, përgjatë periudhës 2019-2020, për zhvillimin e turizmit malor, nuk kanë rezultuar mjaftueshëm efektive, pasi kanë qenë të pamjaftueshme për të siguruar zhvillim të qëndrueshëm.